Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan mbyll 46 gazeta dhe 16 televizione 

 

 

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan vazhdon spastrimet pas grushtit të shtetit që dështoi për të marrë me forcë pushtetin. Më shumë se 15 mijë njerëz janë arrestuar, mes të cilëve 2400 janë ushtarë të Forcave të Armatosura Turke.

Spastrimi ka prekur edhe mediat, pasi mediat e huaja raportojnë se janë mbyllur 130 media në total, duke përfshirë 45 gazeta, 16 stacione televizive dhe pjesa tjetër janë mediume të tjera mediatike.

Këto masa të ashpra nga qeveria turke bëhen pas grushtit të shtetit të dështuar, për të cilin Erdogan rivalin e tij të përjetshëm historik, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizatat, mediat, shkollat e të tjera institucione të mbyllura janë të financuara apo të mbështetura nga Gullen, të cilat cilësohen kundërshtare të Erdogan dhe për këtë arsye nuk mund të qëndronin më hapur pas tentativës për të marrë me forcë pushtetin.

Këto veprime të qeverisë turke po nxisin pakënaqësi të mëdha në Bruksel, si dhe tek organizatat e të drejtave të njeriut. Kryeministri turk Yildirim duke folur për televizionin britanik Sky Neës tha se mund të ketë edhe arrestime të tjera.

Please follow and like us: