Albspirit

Media/News/Publishing

Falsifikoi dokumentet/Arrestohet ish-noteri

Policia ka arrestuar sot një ish noter pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për përfitim persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Shkëlqim Haxhi, 56 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë.

Policia ka bërë arrestimin e këtij personi në bazë të një procedimi penal të filluar 1 vit më parë, ku ka rezultuar se Haxhi, në kohën kur punonte si noter pranë një zyre noteriale në Delvinë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.

Vepër penale për të cilën është dënuar me 4 muaj burg.

Please follow and like us: