Gjermania i trembet fitores së Donald Trump
Një fitore e kandidatit republikan presidencial amerikan, Donald Trump do të kishte pasoja në marrëdhëniet transatlantike si edhe një sërë paqartësish, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Në një intervistë për ”Passauer Neue Presse”, shefi i diplomacisë gjermane e konsideron groteske përcaktimin që Trump u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një vend i rrethuar nga armiqtë.
”Është thjesht groteske të mendosh se Amerika është një vend i rrethuar nga armiqtë, ashtu si pretendon Trump”, deklaroi Steinmeier.
Please follow and like us: