Albspirit

Media/News/Publishing

Identifikohet shqiptari që humbi jetën në aksidentin në Itali

Identifikohet shqiptari që humbi jetën në aksidentin në Itali

Policia italiane ka identifikuar shqiptarin, i cili një ditë më parë humbi jetën në një aksident me makinë në Itali. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin, Ferdinant Gjuzi, i cili jetonte prej kohësh në Padova.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, në komunën e “Piazzola sul Brenta”, në Padova rreth orës 6:30 të mëngjesit. Shqiptari po udhëtonte me një makinë “Opel Corsa”.

47-vjeçari ka qenë duke ecur në korsinë e kundërt kur është përplasur me një kamion. Drejtuesi i kamionit është munduar të shmanget por përplasja ka qenë e paevitueshme.

Pas goditjes kamioni ka përfunduar në kanal, ndërsa makina “Opel Corsa” ishte dëmtuar sa që u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë trupin e shqiptarit. /tvklan.al

Please follow and like us: