Albspirit

Media/News/Publishing

Koalicioni PS-LSI në krizë totale/ Socialistët shpërthejnë ndaj Metës

Bashkëpunimi Rama-Meta në krizë totale! Afrimiteti i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditët e fundit, ka acaruar socialistët. Deputetët socialistë kanë shpërthyer në drejtim të Ilir Metës, duke e akuzuar për flirte me PD, ndërsa e kritikojnë se po kërkon të prishë marrëveshjen e 2013, bashkëpunim i cili ka në thelb “qytetarin”. Socialistët i janë drejtuar me një gjuhë të ashpër Metës si asnjëherë më parë, duke dëshmuar qartë se koalicioni qeverisës nuk është në ditët e tij më të mira.

Socialisti Namik Kopliku, në një prononcim për gazetën “Sot”, thotë se do ta konsideronte të pamoralshme dhe pa baza një bashkëpunim PD-LSI. “Kur dy të rinj (pale kur janë në moshë të thyer) dalin për të kërkuar flirte në bulevard..edhe mund të takohen e të pëlqehen, por do ishte një lidhje e pamoralshme dhe pa baza reale e të shëndetshme. Pra, edhe mund të ketë gjasa të flirtojnë së bashku ato parti”, u shpreh deputeti Kopliku.

Deputeti Arben Çuko ironizoi një koalicion të mundshëm mes PD dhe LSI. “Duhet të përcaktojmë se kush është burri dhe kush është gruaja?! S’po dimë kush është mashkulli e kush është femra?!”, tha Çuko.

Ndërsa deputeti Sadri Abazi e sheh jo të mundshme një koalicion PD-LSI. Ai tha se janë presione të Sali Berishës për të dëmtuar bashkëpunimin Rama-Meta. “Nuk ka gjasa të ketë bashkëpunim mes PD-LSI. Ky është presion i Berishës për të dëmtuar koalicionin qeverisës. Berisha vetë mund të bashkëpunojë, por nuk është koha e Berishës”, tha Abazi.

Please follow and like us: