Manjani përplaset me Ahmetajn për taksimin e blerjeve online
Nuk ka kaluar pa debate vendimi i Ministrisë së Financave për taksuar çdo mall që blihet onlinë nëse kalon vlerën e 22 eurove. Kjo vlerë ka qenë deri tani 150 euro. Vendimin e Arben Ahmetajt e ka kundërshtuar ministri i drejtësisë, Ylli Manjani i LSI.
“Projekt-akti nuk shoqërohet me asnjë argumentim lidhur me përparësitë, problematikat dhe me një analizë të detajuar të efekteve që pritet të sjellë ky ndryshim për qytetarët”, është shprehur Ministria e Drejtësisë në realacionin e saj.
Ministria e Financave ka dhënë këtë argument: “Është rritur konkurrenca e pandershme, duke rënduar operatorët ligjorë, të cilët tregtojnë brenda vendit mallra të importuara, për të cilat kanë paguar detyrimet doganore në import. Shumë biznese të vogla, të cilat tregtojnë në dyqanet e tyre produktet, kryesisht veshje, pajisje elektronike e aksesorë, bëjnë blerje onlinë, duke përfituar nga kufiri tepër i lartë i patatueshëm për mallrat që imprtohen dhe nuk kalojnë vlerën 150 euro. Kjo skemë lë shteg për kryerjen e veprimtarisë në informalitet”.
Duhet thënë se ishte vetë Ministria e Financave në qeverinë Rama që e ngriti kufirin e tatushëm nga 10 mijë lekë në 150 euro.
Ministria e Drejtësisë thotë se nuk ka asnjë analizë si është arritur në këtë përfundim.
“Nuk ka asnjë analizë se si është arritur në propozimin e masës prej 22 dhe 45 euro (kjo e fundit për pakot). Por Ministria e Financave thotë se këto masa janë sipas direktivae të BE –së.