Memorandumi i Shkodrës në 1878
Memorandumi i Shkodrës (13 qershor 1878) ishte dokument i hartuar nga një grup patriotësh në Shkodër, dërguar kryeministrit britanik Bikonsfild ditën e hapjes së Kongresit të Berlinit.
Memorandumi i Shkodrës tërhiqte vëmendjen e Fuqive të Mëdha të kohës mbi ekzistencën edhe të një çështjeje shqiptare në kuadrin e krizës lindore të viteve 1875-1881, denonconte Traktatin e Shën Stefanit, afirmonte identitetin kombëtar të popullsive shqiptare në trevat e banuara prej tyre nga veriu në jug.
Memorandumi u bënte thirrje Fuqive të mbledhura në Kongresin e Berlinit për të njohur e përkrahur të drejtat e shqiptarëve, për të trajtuar të ardhmen e Shqipërisë si një element të domosdoshëm të ekuilibrit dhe paqes në Ballkan. Në të u hodh edhe ideja e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe e pavarësisë së saj.