Njihuni me këtë paraguajanen e nxehtë
Guadalupe Gonzales është një bukuroshe me origjinë paraguajane e cila përfaqëson më së miri tiparet e bukura latine të vendit të saj. Sytë mjaft shprehës, trupi i tonifikuar dhe linjat perfekte trupore e kanë dalluar gjithmonë 24 vjeçaren mes modeleve të tjera. Në vitin 2013 ajo është zgjedhur Miss Paraguaj, dhe ka përfaqësuar denjësisht vendin e saj në edicionin e 62-të të Miss Universe të zhvilluar po atë vit në Moskë, Rusi. Që pas këtij suksesi Guadalupe ka qënë pjesë e një sërë projektesh televizive. Ajo është e njohur për publikun italian si ish Nëna Natyrë, në emisionin e famshëm Ciao Darwin. Së fundmi bukuroshja latine, njëkohësisht dhe e dashura e futbollistit të Romës Juan Manuel Iturbe është fotografuar duke pushuar dhe shijuar rrezet e diellit në pishinën Mo’Mo’ Republic në Romë, në pritje të projekteve të reja.