Putini shkarkon zyrtarë të lartë

Zyrtari më i lartë i Doganave në Rusi është shkarkuar sot në kuadër të një riformatimi, në të cilin presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar disa guvernatorë të rinj rajonalë dhe shkarkoi ambasadorin e tij në Ukrainë. Kryeministri Dmitry Medvedev pranoi dorëheqjen e shefit të Shërbimit Federal të Doganave, Andrei Belyaninov, shtëpia e të cilit u kontrollua këtë javë, si pjesë e një hetimi për kontrabandë alkooli. Medvedev emëroi Vladimir Bulavin, i cili deri tani ishte i dërguari i Kremlinit në Distriktin Federal Veriperëndimor të Rusisë, në vend të Belyaninov. Putin zëvendësoi guvernatorët e Kirov Oblast, Kaliningrad Oblast, Yaroslavl Oblast, dhe Sevastopol. Putin gjithashtu shkarkoi Mikhail Zurabov, ambasadorin e Rusisë në Ukrainë.