Albspirit

Media/News/Publishing

Qefalia në Perandorinë Bizantine

 

Qefalia ishte funksion politik më rëndësi në Perandorinë Bizantine. Përfaqësonte pushtetin qendror në administratën provinciale, sidomos të qyteteve. Në trevat shqiptare Qefalinë e gjejmë të dokumentuar në Berat më 1307, 1327, 1413, në Vlorë e Kaninë më 1332, 1368, në principatën e Balshajve, në Despotatin shqiptar të Artës, si dhe në trevat e pushtuara nga Venediku në veri. Qefali u quajtën edhe krerët e Malësive në shek.XVII si dhe të fshatarësisë së lirë në krahina të ndryshme. Termi ruhet edhe sot në onomastikë.

Please follow and like us: