Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, platforma e demokratëve; ja ç’përmban ajo


Një delegate lexon platformën e Partisë Demokrate

Ekonomia

– Të rritet paga minimale në 15 dollarë për orë

– Të punohet për uljen e çmimeve të arsimimit universitar

– Të sigurohet pagë e barabartë për gratë

– Të luftohen hapat që eliminojnë, apo privatizojnë Sigurimet Shoqërore

– Të lehtësohet hapja dhe mbajtja e një biznesi të vogël

– Taksë në Wall Street për të goditur spekulimet e tepruara në bursë

– Të mos ulen taksat për kompanitë që hapin vende pune jashtë SHBA

– Jo shkurtimit të taksave për kompanitë e mëdha të naftës dhe gazit

– Taksë e re për multimilionerët, që ata të paguajnë pjesën që u takon

Politika e brendshme

– Të marrë fund racizmi institucional,

– Të hiqet flamuri i Konfederatës nga objektet publike

– Të reformohet sistemi i dënimeve, dhe të mbyllen burgjet private

– Të punohet për legalizimin e marijuanës

– Të hiqet dënimi me vdekje

– Të mbështeten reformat për emigracionin

– Të mbështeten masa mbrojtëse për të gjithë amerikanët LGBT

– 50% e nevojave energjitike të plotësohen nga energjia e pastër në një dekadë

– Të mbrohen tokat publike dhe burimet ujore

– Kundër shpimeve për naftë në rrethin Arktik dhe bregun Atlantik

Politika e jashtme

– Luftë kundër Shtetit Islamik

– Kundër propozimit Trump për të ndaluar hyrjen e myslimanëve

– Të mbyllet qendra e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos

– Të pakësohen armët bërthamore, kimike dhe biologjike në botë

– Të ndërtohen aleanca të forta për të penguar agresionin rus

– Të ndihmohet Evropa dhe të mbrohen aleatët e NATO-s

– Të detyrohet Korea e Veriut të braktisë programet bërthamore

– Të negociohet kalimi politik për t’i dhënë fund udhëheqjes së Asadit

Please follow and like us: