Thirrje kundër amerikanëve, protestë masive në Turqi
Një protestë është duke zhvilluar pranë bazës ushtarake në Adana, Turqi, që është baza e forcave të NATO-s. Protestuesit kanë bërë thirrje që të mbyllet baza. Raportohet se deri në 1.000 persona janë mbledhur në protestë. Protestuesit kanë thirrur parulla anti-amerikane dhe anti-Izraelite, raporton RT. “Largohuni që këtu. Ky është vendi ku ka filluar e keqja ndaj vendeve myslimane”, thërrasin protestuesit, raporton Syri.net. Disa ushtarakë të kësaj baze janë arrestuar lidhur me grushtin e shtetit në Turqi. Ndërkohë, policia ka bllokuar hyrjen në bazë. Zyrtarët amerikanë kanë informuar qytetarët amerikanë se konsullata në qytet do të jetë e mbyllur gjatë protestës.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9YqyNTktQqg]