Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi, dy gjeneralë të rëndësishëm japin dorëheqjen

Dy gjeneralë të rëndësishëm të ushtrisë turke dhanë dorëheqjen në prag të një takimi të Këshillit Ushtarak Suprem të Turqisë, që pritet të zhvillohet sot dhe që do të rishikojë çështjen e hierarkisë pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Dogan.

”Shefi i këmbësorisë, gjenerali Ihsan Uyar dhe shefi i trajnimit dhe doktrinës së komandimit, gjenerali Kamil Basoglu dhanë dorëheqjen”, tha kjo agjenci.

Dorëheqja e tyre vjen pak orë para takimit të Këshillit Ushtarak Suprem, që do të vendosë edhe zëvendësimin e ushtarakëve të larguar nga puna dhe të atyre që po përballen me drejtësinë.

Ankaraja akuzon predikuesin në ekzil në SHBA, Fetullah Gulen për orkestrimin e grushtit të shtetit, që ky i fundit e mohon.

Please follow and like us: