Albspirit

Media/News/Publishing

Vata: Takaj, matrapazi i futbollit shqiptar

 

Ish-kapiteni i Kombëtares dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata i cili është një emrat e nderuar në futbollin shqiptar dhe jo vetëm, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit të Skënderbeut Ardjan Takaj. “Ai është matrapazi i futbollit shqiptar. Le të gëzojë dënimin që i ka dhënë UEFA dhe të hedhë miliona të tjera që i ka bërë me politikë. Me këta njerëz futbolli shqiptar nuk ka për të ecur asnjëherë përpara. UEFA do ta ketë gjithmonë në vëmendjen e saj, pasi ka degjeneruar futbollin shqiptar dhe i ka bërë një dëm të parikuperueshëm qytetit të Korçës. Për mua dënimi që ka marrë nga UEFA Skënderbeu ka qenë shumë i butë, pasi duhej një dënim më i ashpër që korçarët të ishin bërë shembull”, ka thënë Vata për “Panorama Sport”.

Please follow and like us: