Albspirit

Media/News/Publishing

‘Veting’-u, kush ka dhënë ryshfet mund të denoncojë në Komisionin e Posaçëm

“I garantohet mos ndëshkimi dhe rimbursimi i shumës”

BLEDAR HOTI

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte votuar Reforma ne Drejtesi pa opoziten. /r/n/r/nLawmaker Fatmir Xhafa, during a meeting of the Committee on judicial reform.Çdo person që ka korruptuar një gjyqtar apo një prokuror në favor të një vendimi gjyqësor mund ta denoncojë pranë komisionit të posaçëm të Vetingut, duke i garantuar atij mos ndëshkimin si vepër penale që ka kryer, por mbi të gjitha do ti rimbursohet dhe shuma që ka dhënë.

Kjo është parashikuar në projektligjin e Vetingut, një risi që shihet sipas hartuesve të draftit si një mundësi për të gjetur “togat e zeza” e prokurorët e korruptuar. Sipas nenit 48 të këtij drafti çdo person që vjen në dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me komponentët e rivlerësimit ka të drejtë të informojë drejtpërdrejtë institucionet e rivlerësimit. Institucioni është i detyruar të kontrollojë nëse informacionin është dhënë nga një person i njohur ose anonim. Informacioni duhet të përmbajë përshkrimin e të dhënave për të vlerësuar shkeljen ligjore sipas komponentëve të rivlerësimit, veçanërisht mbi veprimin apo praktikën e dyshuar, pasojat ligjore dhe rrethanat për faktet që krijojnë bindjen se ka pasur shkelje ligjore, si dhe të dhënat mbi identitetin e personit.

  1. Heqja dorë nga raportimi i personit, nuk sjell pushimin e hetimit, nëse Komisioni ose Kolegji i Apelimit çmon se veprimi apo praktika e dyshuar, përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për fillimin e hetimit kryesisht. Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnë një model denoncimi me qëllim që të lehtësohet paraqitja e informacionit nga publiku. Të drejtat dhe interesat e personave që denoncojnë mbrohen automatikisht në mënyrë të besueshme, të efektshme dhe të përshtatshme sipas standardeve të parashikuara në ligji nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. Por neni 49 i draftit parashikon dhe rolin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. “Çdo person mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë nëse jep prova të mjaftueshme për kryerjen e një vepre penale të korrupsionit nga subjekti i rivlerësimit. 2. Personi i drejtohet zyrës së Prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit, sipas legjislacionit penal. Ai ka të drejtë të përfaqësohet nga mbrojtësi ligjor”, thuhet në këtë nen. Më tej, autodenoncuesit i jepet garancia se nuk do të ndiqet penalisht. “Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Marrëveshja e bashkëpunimit mund të revokohet në rast se bashkëpunëtori i drejtësisë nuk dorëzon provat pranë institucioneve të rivlerësimit ose jep dëshmi të rreme për të cilën mban përgjegjësi penale sipas legjislacionit penal. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore. Një kopje e dëshmisë dhe e marrëveshjes së bashkëpunimit, i jepet bashkëpunëtorit të drejtësisë, dhe institucioneve të rivlerësimit. Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë. Ai përfiton rimbursimin e shumës që ka paguar. Rimbursimi i shumës së paguar u kërkohet drejtpërdrejt, subjektit të rivlerësimit ose personave të lidhur, nëse vërtetohet se u ka kaluar një shumë deri në 100.000 ALL pa një shkak ligjor, nga 1.01.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personit që ka përfituar shumën përkatëse”, thuhet më tej në nenin 49 të këtij drafti.
Please follow and like us: