Xhizja në perandorinë osmane
Xhizja ka qenë detyrim për kokë që vilej për llogari të shtetit osman vetëm nga shtetasit jomyslimanë të moshës 15-75 vjeç. Xhizja ishte shprehje e politikës së diskriminimit që ndoqën osmanët ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të shtypur të Ballkanit. Ajo shërbeu si mjet shtrëngues për përhapjen e fesë islame te shqiptarët. Madhësia e saj ka ndryshuar kohë më kohë. Megjithëse xhizja u hoq zyrtarisht më 1856, ajo vazhdoi të vilej edhe në gjysmën e dytë të shek.XIX. U suprimua me shpalljen e Pavarësisë.
Please follow and like us: