Albspirit

Media/News/Publishing

Zvicra përgatit një aplikacion për celularë që ndihmon në rast të sulmeve të terrorit

Një aplikacion i ngjashëm përdoret në Francë dhe disa qytete të Gjermanisë që informon qytetarët se prej cilat rrugë apo sheshe duhet qëndruar larg.

 

Zvicra po planifikon krijimin e një aplikacioni për telefonat celularë për informimin e popullatës në lidhje me terrorin dhe katastrofat natyrore. Bëhet e ditur se aplikacioni i njëjtë do të lëshohet në përdorim vitin e ardhshëm.

Sipas mediave të vendit, Ministria zvicerane e Mbrojtjes po përgatitet për futjen në përdorim të një aplikacioni të ngjashëm me atë që po përdoret në Francë dhe në disa qytete në Gjermani i cili pas sulmeve terroriste informon qytetarët se nga cilat rrugë apo sheshe duhet qëndruar larg dhe në cilat linja të transportit publik ka pengesa.

Please follow and like us: