Artan Lame shpërthen ndaj Kumbaros/Po sillemi me kalatë, si të marrët e Kalifatit me monumentet
Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, reagon lidhur me gjyqin e humbur nga Ministria e Kulturës për çështjen e Kalasë së Lezhës. Gjyqi vjen dy vite pasi Ministria Kulturës ka anuluar kontratën e lidhur me qeverinë e shkuar të drejtuar nga Berisha.
“Ketë tipin e kanë dënuar me gjobë dhe 3 ditë burg sepse ka gërvishtur inicialet e veta në një gur në hyrje të një parku në SHBA. Në anën tjetër të botës, të marrët e Kalifatit vazhdojnë të hedhin në erë çdo monument që ju bie ndër duar. Midis jemi ne. Që vazhdojmë të ndërtojmë motele e kioska nëpër kalate që për fatin e zi të tyre na ranë ndër duar”, shkruan Lame.
Please follow and like us: