Albspirit

Media/News/Publishing

Belortaja repikon fort me Ngjelën: Kur ishe Ministër Drejtësie, kriminelët rrinin poshte divanit…

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, ka thumbuar keq Spartak Ngjelën lidhur me rolin që mori përsipër para dhe gjatë procesit të miratimit të reformës në drejtësi.

Me anë të një statusi në facebook Belortaja ka ironizuar avokat Ngjelën. Lexoni çfarë i shkruan zëvendësministri.

Statusi në facebook i Belortajës

Mendoni për një çast sikur avokat Ngjela të mos e kish pranuar këtë rolin e fallxhorit dhe profetit në ..Reformën e Drejtësisë. Te mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE, mbi të paparat që do ndodhin, mendoni sikur të mos kishte pranuar ta udhëhiqte vetë ai, gjithë reformën në drejtësi, të mos i kish caktuar asaj misionin, objektivat, të mos i kish vënë shpatullat, të mos shpartallonte vetë, personalisht, çdo ditë, çdo lider a ish-lider politik e çdo KM (përveç njërit..), e mendoni dot? ..ku do të ishte katandisur ky vend?! Se ..ju kujtohet besoj, ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte …Ministër Drejtësie?! Kriminelët asokohe i kishe të gjithë ..ose në bodrum ose ..poshtë divanit. Ky dhe vetëm ky pra, jep shpresa..që atë nivel ..ta kapim prapë..

Please follow and like us: