Albspirit

Media/News/Publishing

Dekriminalizimi/ KQZ: 19 deputetë nuk e kanë formularin e bardhë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, i miratuar nga parlamenti.

Sipas KQZ-së, 19 nga 140 deputetë nuk e kanë formularin e bardhë. KQZ sqaron se 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.

Sipas KQZ-së, 50 kryetarë bashkie nuk kanë shënuar asnjë të dhënë.

Për sa i përket ministrave, asnjë prej tyre nuk ka probleme me ligjin e dekrimalizimit.

Please follow and like us: