Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Ylli replikon me Elisa Spiropalin: Mjerane…

Dritan Ylli replikon me Elisa Spiropalin: Mjerane…

Kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli ka ndërhyrë në debatin mes ish-drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropalit dhe të rinjve të LRI-së. Duke marrë shkak nga sulmi që Spiropali i bëri nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana, Ylli duke bërë një vlerësim për Pojanën, e ka cilësuar fjalorin e Spiropalit si mjeran.

Më poshtë reagimi i plotë i Dritan Yllit

Ky djali ne keto dy foto quhet Klevi Pojana! Perpara 3 vitesh, teksa drejtoja fushaten e LSI ne Njesine 8 ne Tirane, ky djale gjimnazist i Partizanit, erdhi me takoi dhe me shprehu deshiren e tij per tu angazhuar me LSI, sepse besonte se kjo force politike eshte mbeshtetesja dhe mundesia me e mire per promovimin e te rinjve ne politike.

pojana dy

I urova mireseardhjen Klevit dhe e garantova, se zgjedhja e tij ishte e duhura dhe se do te kishte nje te ardhme te spikatur ne politike. Ne harkun kohor prej 3 vitesh, Klevi ka qene kandidat per keshilltar ne Bashkine e Tiranes, kandidat per Kryetar te LRI dhe sot Nenkryetar i saj…Jam i bindur qe ne 3 vitet e ardhshme do jete perfaqesues i nje brezi te ri, qe po vjen per te sjelle nje politike ndryshe ne Shqiperi…Dikush sot paska thene per Klevin, se flet me gjuhen e Berishes… Thjesht, mjerane!!! Klevi Pojana rrjedh nga nje familje e majte tradicionale, patriote, e ndershme dhe me dinjitet. Klevi sot eshte nje nder studentet me te shkelqyer te Fakultetit te Drejtesise ne Tirane…Klevi eshte nje i ri qe zgjedhjen e tij ne politike, e beri me bindje dhe me zemer dhe jo i imponuar nga honorare te felliqta interesash te cfaredollojshme…‪

Please follow and like us: