Albspirit

Media/News/Publishing

Dy deputetë të mazhorancës fshihen pas projektit për të ndërtuar në Lagunën e Karavastasë

Shoqata PPNEA denoncoi këtë javë një masakër që po kryhet në Lagunën e Karavastasë. Është një ndërtim që, sipas shoqatës, po kryhet në thyerje të të gjitha ligjeve në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Po kush po ndërton në Lagunën e mbrojtur me ligj të veçantë? Burime të shoqatës thanë për lapsi.al se pas projektit janë dy deputetë të mazhoranës, njëri i zonës dhe tjetri deputet i një zone të veriut të vendit. Sipas të njëjtave burime, deputeti i zonës ka kërcënuar edhe drejtuesit e parkut, të cilët e kanë kundërshtuar fillimisht ndërtimin. Shoqata PPNEA thotë se këto ndërhyrje janë të paqarta dhe nuk janë bërë publike me projekte konkrete. Ajo publikoi disa foto në të cilat shihen makineri gërmuese të instaluara prej ditësh në lagunë dhe që po gërmojnë për të hapur një kanal që i shërben ndërtimit të një platforme. /Lapsi.al

Please follow and like us: