Albspirit

Media/News/Publishing

Francë – Valls propozon ndalimin e financimit nga jashtë të xhamive

Kryeministri francez, Manuel Valls ka kërkuar ndalimin e financimit nga jashtë për ndërtimin e xhamive në Francë, dy ditë pasi dy islamikë të dyshuar vranë një prift të moshuar në një kishë në Normandinë e Sipërme. ”Mbështes ndalimin e financimit nga jashtë të xhamive për një periudhë të pacaktuar”, deklaroi Valls për të përditshmen franceze ”Le Monde”. ”Unë jam edhe për një formë të re bashkëpunimi mes qeverisë franceze dhe institucioneve islamike të vendit”, shtoi ai. “Ne kemi nevojë për vendosjen e marrëdhënieve të reja me islamin në Francë”, theksoi Valls. ”Ndërkohë, ministri i Brendshëm po merret me këto rekomandime”, tha kryeministri francez.

Please follow and like us: