Albspirit

Media/News/Publishing

Garda Pretoriane: Historia e njësisë ushtarake më elitare në histori

Njësia ushtarake më prestigjioze në botë: 8 fakte që nuk i dini për Gardën Pretoriane

Me shërbime të fshehta, forca speciale dhe administratorë urbanë, Garda Pretoriane e Romës ishte një nga njësitë ushtarake më prestigjioze në botë.

Ata njihen si ushtarët që i kanë shërbyer më mirë perandorit të Romës dhe Perandorisë Romake. Ata luftonin përkrah legjioneve, bllokonin kryengritjet e protestuesit si dhe shërbenin si siguri për gladiatorët që luftonin.  Nga rritja e influencës së tyre, ata luajtën rol të rëndësishëm edhe në intrigat brenda perandorisë romake.

 

1 – Origjina e tyre daton që nga Republika Romake

 

Garda Pretoriane ishte pjesë e epokës perandorake, por origjina e tyre daton që nga grupet e ushtarëve elitarë që mbronin gjeneralët gjatë Republikës Romake. Që në fillim të shekullit II para erës sonë, njësitë speciale ishin përzgjedhur për të mbrojtur liderët e njohur romakë: të tillë si Marc Antony, Scipio Afrikanus dhe Lucius Cornelius Sulla. Jul Çezari më pas e shtoi numrin e mbrojtësve të tij në dhjetë, por Garda Pretoriane u shfaq menjëherë pasi Augusti u bë perandori i parë i Romës në 27 para erës sonë. Garda madje kishte edhe fortesën e vetë të quajtur “Castra Praetoria”.

 

2 – Ata shërbyen edhe si zjarrfikës

 

Zjarri ishte një kërcënim i vazhdueshëm në Romën e lashtë, edhe pse perandoria kishte një trupë të specializuar zjarrfikëse të quajtur “Vigiles,” nuk ishte e pazakontë për Pretorianët e perandorit të jepnin një dorë në rast zjarri. Ata gjithashtu  ndihmuan në shuarjen e zjarreve të ndezur nga kryengritësit gjatë mbretërimit të Neronit. Duke e përfshirë gjithnjë personelin e pretorianëve në punët e popullit, perandori donte të tregonte, që ai vinte njësinë e tij mbrojtëse më të mirë në favor dhe në ndihmë të qytetarëve.

 

3 – Merrnin pjesë në lojërat romake

 

Garda Pretoriane shpesh merrej me kontrollin e turmës në lojrat romake, por herë pas here ata futeshin në arenë dhe luanin një rol aktiv në gjakderdhje e beteja. Ka të dhëna që shumë prej tyre morën pjesë në përballje me kafshë të egra për të demonstruar aftësitë e tyre luftarake. Një nga spektaklet më të mëdha ishte përleshja e anijeve në arenë, në një lloj pishine të improvizuar. Shumica e pjesëmarrësve ishin të burgosur dhe skllevër, dhe pretorianët, të armatosur me katapulte u futën në betejë në për të shtuar kaosin.

4 – Ata vepronin si një forcë policore sekrete

 

Pretorianët ishin të njohur për angazhimet në spiunazh, kërcënime, arrestime dhe vrasje për të mbrojtur interesat e perandorit romak. Për operacionet klandestine, ata mund të punësonin një krah të veçantë të trupave të njohur si “spekulatorët”. Dikur shërbenin si një trupë zbuluese në Republikën Romake, apo si korrierë dhe operativë të inteligjencës në shërbim të Çezarit. Pretorianët maskoheshin si qytetarë të zakonshëm në konkurse gladiatorësh, shfaqje teatrore dhe protesta për të monitoruar dhe për të arrestuar të gjithë ata që e kritikonin perandorin.

 

5 – Ata kanë luajtur rol në vrasjen e disa perandorëve

 

Pretorianët mund të ketë qenë me detyrë “Mbrojtja e perandorit romak”, por ata ishin gjithashtu kërcënimi i vetëm më i madh i jetës së tij. Mashtrimi ishte një cilësi që e karakterizonte Pernadorinë e Romës, dhe një pjesë e madhe e tyre bëheshin nga pretorianët që ishin të gatshëm për therje e vrasje për të instaluar perandorë të rinj kur tundoheshin nga premtimet e para apo pushteti. Pretorianët e pakënaqur ndërthurën vrasjen e Kaligulas dhe zgjedhjen e Klaudit si pasuesin e tij në vitin 41.

 

6 – Ata nxirrnin në ankand perandorinë për ofruesin më të lartë

 

Sipas historianit Cassius Dio, pas vrasjes së Perandorit Pertinax në vitin 193, Garda Pretoriane u përpoq të fitonte me të holla vakuumin e pushtetit duke vendosur fronin romak në ankand. Pas një lufte të shkaktuar mes tyre dhe të pakënaqurve ndaj kësaj ideje. Ky incident është një nga episode më të këqija e famëkeqe në historinë e njësive ushtarake.

 

7 – Njëherë luftuan kundër njëri-tjetrit në një betejë

 

Një nga incidentet më të pazakonta në historinë e pretorianëve erdhi në vitin 69, kur gjenerali Vitellius mposhti Perandorin Oto dhe morri fronin romak. Duke iu frikësuar vrasjes në duar e pretorianëve besnikë ndaj Otos, Vitellius i zboi ata për t’i zëvendësuar me një fuqi më të madhe trupash të rekrutuar nga legjionet e tij. Për fatin e tij të keq, mbretërimi i VItellius zgjati shumë pak, pasi komandanti i legjioneve Vepasniani e shpalli veten perandor  dhe u zhvendos në Romë. Një seri betejash mes pretorianëve zgjatën në periferi të qytetit.

 

8 – Ishin në mendje të ndryshme për të mbështetur fronin romak

 

Struktura e Gardën Pretoriane ndryshoi përgjithnjë në shekullin e dytë, kur perandori Septimius Severus shkarkoi trupat e tij, dhe filloi të rekrutonte truproja nga legjioni i tij. Megjithatë, e drejta e tyre për të mbrojtur fronin romak nuk mbaroi zyrtarisht deri në shekullin e katërt. Në vitin 306, pretorianët u përpoqën të luajnë rolin e vendimmarrësit një herë të fundit kur ata vendosën në krye të Perandorisë perëndimore Romake, uzurpatorin Maxentius./HistoryChannel/

Please follow and like us: