Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania kërkon prova për FETO

Kryeministri i landit të Baden-Vyrtembergut, Winfried Kretschmann i ka dhënë përgjigje negative kërkesës së Turqisë për të inspektuar institucionet e Organizatës Terroriste Guleniste (FETO).

 

Edhe Gjermania kërkon prova për FETO

Në një reportazh për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), Kretschmann e vlerësoi si të çuditshme kërkesën që i ishte përcjellë përmes Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Shtutgart për të inspektuar shkollat e komuniteti të Gulenit në landin e tij.

“Prej nesh kërkohet ti ndjekim njerëzit duke u nisur nga dyshimet, pa pasur asnjë provë”,- u shpreh Kretschman duke shtuar se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Unë nuk kam parë prova që në tentativën e grushtit të shtetit të ketë pasur ndikim kreu terrorist, Fethullah Gulen, – tha Kretschman dhe e cilësoi kërkesën e Turqisë si “përpjekje për të ndërtuar influencë” mbi Gjermaninë.

Edhe ndaj kërkesës së Turqisë bërë më herët për ekstradimin e prokurorëve në arrati të dosjes “Ergenekon”,Zekeriya Öz dhe Celal Kara, Gjermania kishte dhënë përgjigjen “nuk janë këtu”.

Please follow and like us: