Albspirit

Media/News/Publishing

Grushti i Shtetit – Shpërthen Gylen: Erdogan është i helmuar nga pushteti

Kleriku Fetullah Gylen, i cili është i akuzuari kryesor nga Turqia si ideatori dhe mbështetësi i tentativës për rrëzimin e shtetit, ka folur për marëdhëniet e tij me Presidentin Rexhep Taip Erdogan, duke u shprehur se ky i fundit është i helmuar nga pushteti.

75-vjeçari dikur ka qënë një mbështetës i Erdogan në kohën kur ai garoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002, por më pas marrëdhëniet mes tyre u krisën.

“Gjatë fushatës së vitit 2002, partia e Erdogan premtoi se do t’a dërgonte Turqinë drejt BE-së, do të rrespektonte të drejtat e njeriut si dhe do të zhdukte diskriminimin. Asnjë parti tjetër nuk i premtoi këto, dhe për të thënë të drejtën, në vitet e para të qeverisjes AKP aplikoi disa reforma demokratike për të cilat mori vlerësime edhe nga ndërkombëtarët. Megjithatë, kjo nuk zgjati për shumë kohë, pasi Erdogan u helmua nga pushteti.”

Më tej, Gulen foli edhe për akuzat në lidhje me grushtin e Shtetit.

“Pozicionet e mia, qëndrimet në lidhje me cështje të caktuara, idetë dhe shkrimet janë të gjitha të publikuara. Nëse ka mbështetës të ideve të mia që janë të përfshirë në grushtin e shtetit, kjo do të thotë se ata i kanë tradhëtuar principet dhe vlerat tona.”

Më tej, Gylen deklaroi se nuk i druhet një ekstradimi në Turqi, pasi sipas tij, kjo është një kërkesë me prapravijë politike. Ai gjithashtu e dënoi tentativën për grusht shteti duke mohuar ideimin ose përfshirjen në të.

Please follow and like us: