Ish-Missi pozon nudo në Francë (+18)
Ajo prezantoi Shqipërinë në konkursin Miss World 2008 në Afrikën e Jugut, Johanesburg. Në dëshirën për të arritur sukses në modeling, Egla Harxhi duket se është e gatshme për të “treguar” shumë nga vetja.
Ndërsa dikur ishte pjesë e faqeve të revistës “ICON”, duke pozuar apo duke dhënë këshilla për modelet e reja, tashmë Egla vjen në anën e saj të errët.
Në revistën “Utopian” në Paris, modelja shqiptare kaq zgjedhur të pozojë nudo. Fotografitë duket se janë shumë pranë natyrales, duke mos fshehur defektet e saj. Në imazhin, modelja flokëkuqe kaq zgjedhur të jetë e vetëm me një palë këpucë me taka shumë të larta, ndërsa mbulon gjoksin me një çantë kuletë.
Në dy fotografitë e tjera ajo pozon “topless”, duke guxuar atë që pak modele deri më tani e kanë bërë.
Ashtu siç shkruhet edhe në tekst, modelja duket se është kthyer në një femër të lirë. Pakkush nga ata që e njihnin më parë Eglën mund të mendonin se ajo do të ishte kaq e guximshme, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme me fotografinë.
Pas diplomimit për Arkitekturë, ajo vendosi më pas që të ndiqte ëndrrën e saj për t’u bërë aktore dhe për t’u zhvendosur në Paris, në shkollën e famshme të aktrimit Cours Florent.