Albspirit

Media/News/Publishing

Jackie Kennedy, një jetë filmash e një gruaje të madhe

28 korrik 1929 lind Jackie Kennedy. Jeta prej filmi e një gruaje të madhe

o-JACKIE-KENNEDY-facebook-925x500

Jacqueline Lee Bouvier Kennedy Onassis, e quajtur thjesht Jackie ka qenë një ndër First Lady-t më të dashura, gruaja e John Fitzgerald Kennedy, presidenti i 35 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lindi në Southampton më 28 korrik 1929. Pas vrasjes së Kennedy, martohet me grekun Aristotele Onassis në vitin 1968. Vdiq nga tumori në 1994, në moshën 64-vjeçare në apartamentin e saj në Fifth Avenue, New York.

“Dua të jetoj, dhe jo të jem një dëshmitare e jetës sime”. Ishte kjo motoja e Jackiet. Të jetonte dhe jo të vështronte. Vetëm një grua e fortë si ajo do të mundte të kapërcente tragjedi që do të kishin shkatërruar këdo: dy fëmijë të lindur të vdekur, një bashkëshort i vrarë dhe një tjetër i vdekur, tradhëtitë e vazhdueshme, gjithmonë në vëmendjen e medias, në fillim vlerësuese e më pas të këqia. Sepse kur je Zonja e Parë e Amerikës dhe burri yt quhet Kennedy, je e destinuar për një jetë protagonisteje.

CodJimIXgAAie_5

FËMIJË

Gjysmë irlandeze si e ëma Janet Lee, bijë e një katoliku të pasur në biznesin e pasurive të paluajtshme, dhe gjysmë franceze nga i ati John Vernou Bouvier III, sekser me një pasion të shfrenuar për gratë, lojërat e fatit dhe alkoolin, Jacqueline Lee Bouvier lindi në Southampton (New York) në 28 korrik të vitit 1929 dhe u ripagëzua shumë shpejt Jackie nga i ati. Që në moshën 5 vjeç kishte një pony krejt të sajin. Kuajt, por edhe letërsia dhe arti mbetën pasioni për të gjithë jetën. E heshtur dhe e mbyllur në vetvete, ëndërronte, siç shkruante në vjetarin e Miss Porter’s School ku u diplomua në 1947, “që të mos bëhej një shtëpiake e thjeshtë”. Pa mbushur ende 18 vjeç i kishte idetë shumë të qarta.

NJË FEJESË E DËSHTUAR

Pas vitit të parë në Vassar College, u transferua për një vit në Paris për të studiuar histori në Sorbonë dhe histori arti në Shkollën e Louvre. Me rikthimin e saj në Amerikë, gjatë një darke në shtëpinë e mikut gazetar Charles Bartlett, njohu një politikan në vitin e tij të të gjashtë të mandatit si përfaqësues i Massachusettsit. Ishte një burrë tërheqës dhe i sigurtë në vetvete, me një diplomë Harvardi, me një të kaluar si hero lufte (ku kish pësuar një plagosje të rëndë në shpinë) dhe një libër, “Why England slept”, që vetëm në Britaninë e Madhe kishte shitur 90 mijë kopje.

Quhej John Fitzgerald Kennedy, për të gjithë “Jack”. Të dy shkëmbyen shikime dhe buzëqeshje, por Jackie ishte e fejuar me John Husted, agjent burse në Wall Street. Kur në dhjetor 1951, Husted i kërkoi dorën, ajo pranoi. Tre muaj para dasmës ndërroi mendje nga frika se mos humbiste lirinë. Husted rrëfente se kish qenë e ëma e Jackie që i kish futur shkopinj në rrota; nuk ishte i pasur sa duhej dhe në karrierë për të bijën.

Pasi arkivoi broker-in e bursës, vajza iu përkushtua krejt vetvetes në një rubrikë intervistash në Washington Times-Herald, siguruar përmes bashkëshortit të dytë të të ëmës, një biznesmeni nafte. Kur, disa muaj më vonë, takoi Jack-un për herë të dytë, ishte ende pa asnjë lidhje.

jackie2

JACKIE DHE JACK

Të dy filluan të takohen shumë shpejt dhe në 4 korrik 1952 kaluan së bashku një fundjavë në Hyanisport, shtëpia e familjes Kennedy. Aty Jackie njohu dy kolonat që mbanin në këmbë atë klan tërësisht irlandez: Rosie Fitzgerald, bijë e kryebashkiakut të Bostonit, John, dhe bashkëshortin e saj Patrick Kennedy Senior, për të gjithë Joe, politikan dhe biznesmen shumë i pasur. Jackie la një përshtypje shumë të mirë tek prindërit e Jack, që e shihnin si bashkëshorten ideale për karrierën politike të të birit ndërkohë që nuk la një përshtypje dhe aq të mirë për motrat, që e thërrisnin “the deb”, debutuesja.

Në nëntor të vitit 1952 Jack u zgjodh senator i Massachusetts dhe në 20 janar 1953 mori me vete Jackien në ballon e inaugurimit të presidencës Eisenhower: ishte shfaqja e tyre e parë publike.

Pesë muaj më vonë, pas rikthimit nga Britania e Madhe, ku kishte shkuar të ndiqte për gazetën e saj kurorëzimin e mbretëreshës Elisabetë, Jackien në aeroport e priste Jack me një unazë fejese me smeraldë dhe brilantë të Van Cleef & Arpels. Këtë herë nuk pati dyshime, e pranoi menjëherë propozimin dhe ditën tjetër u largua nga gazeta. Fejesa, u zhvillua në pronën e Kennedy, dhe Jackie aty meritoi kopertinën e parë të jetës së saj, atë të revistës prestigjoze Life.

article-2510064-1983B6EF00000578-245_634x765

JO GJITHÇKA VAJ…

Martesa e vitit, siç titulloheshin shumë prej gazetave, u festua në kishë në Newport para 800 personave në 12 shtator 1953. Jack ishte kthyer prej dhjetë ditësh nga Franca ku kishte shkuar për t’u kuruar për malarjen që kish marrë gjatë luftës, dhe Jackie nuk mund ta imagjinonte që në Europë bashkëshorti i saj i ardhshëm e kishte tradhëtuar me disa gra, mes të cilave 21-vjeçarja suedeze Gunilla von Post. Kjo marrëdhënie, vetëm njëra prej shumë që pati, që suedezja e quajti “elektrike” vazhdoi deir në 1955.

Jackie-t nuk iu desh shumë për të kuptuar që ajo nuk ishte jeta që ëndërronte. Provoi t’i qëndrojë pranë Jackut, që nuk ishte aspak njeriu i shëndetshëm që dukej: e kishin diagnostikuar me një sëmundje autoimunitare, u ishte nënshtruar dy operacioneve në shtyllën kurizore dhe bashkëjetonte me një dhimbje shpine të padurueshme, pasojë e aksidentit në luftë. Kur, në vitin 1956, ai nuk arriti të fitojë garën për kandidat të demokratëve, marrëdhënia pësoi një të çarë. Qarkullonin zëra për divorc.

Joe dhe Rose nuk mund ta lejonin: Jack duhej të zgjidhej President i SHBA dhe nuk mund ta shkatërronte karrierën për çështje sentimentale.

bc0e07c196b1e8f4de2b1a524c739c47

Thuhet se Jack i ofroi Jackie-t 1 milion dollarë për të provuar të shpëtonte martesën. Por ndërkohë ajo kishte gjetur një arsye të vlefshme për të qëndruar: priste një fëmijë. Mëkat që Arabela e vogël lindi e vdekur në 23 gusht 1956 dhe babai i saj, sërish në Europë për një udhëtim kënaqësie, e mësoi vetëm tre ditë më vonë, kur zbarkoi në Genova. Megjithatë Jackie nuk u dorëzua, e dinte që jetës së saj i mungonte shumë pak për t’u bërë e përsosur. Si gjithmonë, kishte të drejtë. Mbeti shtatzënë për herë të dytë dhe në nëntor 1957 lindi Caroline. Tre vjet më vonë, në 19 tetor 1960, ishte ende në gjendje interesante kur sfiloi në Manhattan përkrah bashkëshortit. Klani Kennedy ishte një hap larg fitores dhe në 20 nëntor katoliku John Fitzgerald Kennedy u zgjodh. Pesë ditë më vonë lindi djali i dytë, John Jr, për të gjithë John- John. Joe dhe Rose ishin në qiellin e shtatë: më në fund kishin arritur të kurorëzonin ëndrrën e tyre, atë që kishin shpresuar ta realizonin më parë vetë (por eksperienca e ambasadorit Joe në Londër kish qenë një dështim, nga momenti kur ai nuk kish ditur apo dashur të parashi- konte shënjestrat e Hitlerit) dhe më pas kur kishin planifikuar karrierën politike të djalit të madh Joe, i cili kish vdekur në luftë.

NJË PRESIDENT I RI

Kennedyt ishin ata për të cilët Amerika kishte nevojë. Të rinj me veshje të modës, një kolorit i shëndetshëm sportiv mbi fytyra të pastra që rrezatonin shkëlqim. Dukej sikur asgjë nuk mund të shkonte keq. Jack vazhdonte me historitë e tij jashtëmartesore dhe bashkëshortja ndoshta e dinte. Dikush ka hedhur hipotezën që edhe Jackie ia kish kthyer me po të njëjtën monedhë, por në analet e historisë mbetet marrëdhënia e JFK me aktoren mit të asaj epoke, Marylin Monroe. Pa llogaritur marrëdhënien jo shumë të qartë me një tipe trashaluqe me emrin Judith Exner, të cilën Kennedyt ia kishte prezantuar Frank Sinatra, dhe që në vitin 1988 rrëfeu se kishte bërë ndërmjetësen mes presidentit dhe Cosa Nostra. Ai kishte nevojë për para që të zgjidhej dhe bosi Sam Giancana e kishte ndihmuar. Ishin të shumta teoritë e marrëdhënieve mes Kennedyt dhe mafias, të përsëritura në dhjetëra biografi të paautorizuara përmes rindërtimeve pak a shumë të besueshëm. Mes tyre spikat ajo e Ronald Goldfarb, këshilltar i Ministrisë së Drejtësisë nga 1961 deri në 1964, që tregonte për marrëdhënie mes patriarkut Joe dhe Frank Costellos për të zgjedhur të birin. Por edhe sot, e vërteta, mes interceptimeve dhe hakmarrjeve, mbetet e pasigurtë dhe hija e mafias arrin të bjerë edhe mbi atë 22 nëntor të vitit 1963, në Dallas, ku Jack në limuzinën e tij u godit nga dy plumba.

article-0-1AABF1C500000578-880_634x811

Në krah kishte Jackien, shumë elegante me një veshje të kuqe Chanel, e cila u përpoq t’i japë ndihmën e parë. Veshjen e gjakosur nuk e hoqi deri ditën tjetër. “Dua që të shohin se çfarë i bënë Jackut”, thoshte.

Funerali shtetëror ishte solemn dhe madhështor. Jackie, duke shtrënguar duart e dy fëmijëve, ndoqi kortezhin funebër në Conecticut Avenue me fytyrën e mbuluar. Pamje e paharrueshme është megjithatë ajo e të voglit John-John, i cili atë ditë mbushte 3 vjeç. “Për një moment të shkurtër, të shndërritshëm ishte si Camelot”, thoshte Jackie duke folur për jetën e trye paragazetarit Theodore White, të cilit i dha një intervistë për Life disa javë pas funeralit. Kështu, jeta e tyre në Shtëpinë e Bardhë mori karakterin e mitit dhe JFK e bashkëshortja e tij hynë në histori si Arturi dhe Ginevra.

BOBBY, ARI DHE…

Në muajt e mëvonshëm, Jackie u kthye në New York dhe bleu një apartament në 1040 Fifth Avenue. Në krah kishte gjithmonë kunatin Bobby, me të cilin thuhet se lindi një histori dashurie për të cilën të gjithë, madje edhe bashkëshortja Ethel, kishin dijeni. Megjithatë, mallkimi i Kennedyve do të vazhdonte: mbrëmjen e 4 qershorit 1968, në një hotel në Los Angeles, qëlluan dhe vranë edhe Bobbyn, i cili vdiq dy ditë më vonë.

Coc1C9RVUAA7YMX

E dëshpëruar dhe e trembur, Jackie vendosi të largohet nga Amerika dhe të pranonte propozimin për martesë të miliarderit Aristotele Onassis, i cili i dhuroi një diamant 40 karatësh. Nuk ishte një pasion përfshirës: në atë kohë ai ishte i dashuri i Maria Callas, por mbi të gjitha ishte një biznesmen në kërkim të mbështetjes politike në SHBA. Në 20 tetor 1968, Jackie dhe Ari, siç njihej biznesmeni grek, pas një kontrate paramartesore që parashikonte një dhuratë 3 milionë dollarë më shumë se një milion për çdo fëmijë që do të lindte, u martuan në ishullin e Skorpios. Të dy kaluan periudha të gjata të ndarë dhe kur, në 1975, edhe Ari ndërroi jetë Jackie u gjend sërish e vetme dhe milionere. Mund të jetonte me shopping dhe kujtime, por vendosi të rikrijohet.

NGA FILLIMI

“Kam jetuar gjithmonë përmes burrave. Tani e kuptoj që nuk mund të kënaqem me këtë”, shpjegonte. Punoi si redaktore pranë Viking Press dhe Doubleday. Thuhet se i kalonte ditët në telefon me emrat më të bukur të Amerikës për t’i bindur të botonin biografitë e tyre. Por dikush shkruajti edhe për periudhën e saj si vejushë. Tek “Jackie after Jack”, i Christopher Andersen, përshkruhej preferenca e saj “për burra të moshuar dhe dominues” dhe i atribuoheshin marrëdhënie me gjysmën e Hollywoodit: Frank Sinatra, Marlon Brando, William Holden, Warren Beatty.

Vitet e fundit të jetës i kaloi me tregtarin e diamantëve Maurice Tempelsman, i cili ishte pranë saj edhe mbrëmjen e 19 majit 1994, kur ajo ndërroi jetë.

E kishin diagnostikuar me kancer disa muaj më herët. John-John u tha gazetarëve: “Iku ashtu si dëshironte, me kushtet që kish zgjedhur vetë”. Si një grua që kish vendosur të jetonte jo si spektatore, por si protagoniste.

Please follow and like us: