Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkesa e Turqisë për të kontrolluar gylenistët, Gjermania i tregon “vendin”

Kryeministri i landit të Baden-Wurttembergut në Gjermani, Winfried Kretschmann, i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për inspektimin e institucioneve që kanë lidhje me lëvizjen Gylen në këtë land. Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë fakt, apo provë qëe përfshin lëvizjen Gylen në grushtin e shtetit të dështuar në Turqi.

Një një prononcim për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Kretschmann-i theksoi se e konsideron si tëçuditshme kërkesën e Konsullatës së Turqisë në Stuttgart për të ushtruar kontrolle në institucionet që kanë lidhje me lëvizjen e Gylenit në këtë land. “Pa paraqitur asnjë provë konkrete, na kërkojnë që të surverojmë dhe të ndjekim njerëzit,” – u shpreh ai, ndërsa nënvizoi se autoritetet gjermane nuk kanë ndërmend që të ndërmarrin hapa të tillë.

Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë provë konkrete që e përfshin lëvizjen e Gylenit në përpjekjet e grushtit shtetit të dështuar të 15 korrikut. Kërkesën e Turqisë, Kretschmann e cilësoi edhe njëherë si “përpjekje për të ndërhyrë dhe për të ndikuar nëçështjet e brendshme të Gjermanisë”.

Ndërkohë kërkesa e Turqisëështë kritikuar dhe nga Bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Xhem Ëzdemir (Cem Özdemir). Në një prononcim për “Frankfurter Allgemeine Zeitung,” – ndërsa kritikoi këtë qëndrim të Turqisë tha se “Erdogani mund të ketë ndikim në shumë insitutucione në Turqi. Por, Erdogani nuk mund ta shtrijë ndikimin e tij edhe në Stuttgart, Berlin, apo gjetkë në Gjermani”.

Kretschmann dhe Ëzdemir theksojnë se Bashkimi Europian duhet të ngrijë procesin për anëtarësimin e Turqisë në BE. Më herët, Gjermania i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për ekstradimin e prokurorëve të çështjes së “Ergenekon”-it dhe është shprehur zyrtarisht se “Prokurorët nuk ndodhen në Gjermani.”

Veç këtyre, ka qenë edhe deputeti gjerman i Partisë Demokristiane (CDU), i cili ka bërë një deklaratë të rëndë, ku u bën thirrje qytetarëve turq që jetojnë ne Gjermani me nënshtetësi gjermane se ata duhet të vendosin njëherë e mirë se cili është vendi i tyre, Gjermania apo Turqia. “Kujt i rreh zemra vetëm për Erdoganin dhe mendon se ai po e forcon dhe po e bën sërish krenare Turqinë, duke dalë në rrugë për AKP-në, këtë le të shkojë ta bëjë në Turqi, jo në Këln. Kreu i shtetit tonë është Joachim Gauck-u.” Ai u bëri thirrje edhe drejtuesve të shtetit se ndoshta ka ardhur koha që këtyre qytetarëve gjermanë me prejardhje turke t’u pyetet edhe njëherë se cilit vend i përkasin.

Please follow and like us: