Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioneri Hahn kërkon nga Turqia që të respektojë sundimin e ligjit

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka paralajmëruar Turqinë që blloku mund t’i ngrijë bisedimet për pranim me Turqinë, nëse masat që po ndërmerren nga ky vend pas grusht shtetit të dështuar e cenojnë sundimin e ligjit.

“Përderisa qëndroj prapa mendimit se që nga përpjekja për grusht shtet masat që janë marrë kanë qenë joproporcionale, unë duhet të shoh fakte bardh e zi lidhur me mënyrën se si po trajtohen njerëzit”, i ka thënë Hahn të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung.

“Dhe nëse ekzistojnë edhe dyshimet më të vogla se trajtimi është jo i duhur, atëherë pasojat do të jenë të pashmangshme”, ka thënë ai.

Please follow and like us: