Albspirit

Media/News/Publishing

Miratimi i 7 ligjeve, ambasadorët Lu e Vlahutin përfundojnë takimet në kryesinë e Kuvendit

Kryetari i Kuvendt z. Ilir Meta zhvilloi sot nje takim me Ambasadoren e Evropian ne Shqiperi, znj. Romana Vlahutin

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, përfunduan rreth orës 12:35 takimet në kryesinë e Kuvendit, në kuadër të intensifikimit të përpjekjeve për të nxitur palët politike në miratimin e 7 ligjeve mbështetëse që e bëjnë efektive reformën në drejtësi. Ambasadorja Vlahutin u takua për rreth një orë e gjysëm me kryeparlamentarin Ilir Meta, ndërsa ambasadori Lu zhvilloi një takim me kryetarin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Në fokus të tyre ishte miratimi i 7 ligjeve, që e bëjnë të zbatueshme reformën kushtetutese, e miratuar me konsensus në oret e para të datës 22 korrik. Mes ketyre ligjeve prioritet ka drafti ‘për vetingun”, një nga më të rëndësishmit e kesaj pakete ligjore, për të cilën ndërkombëtarët kanë apeluar që të shpejtohet miratimi i tij në Kuvend, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, që i takon pas dates 11 gusht.

Please follow and like us: