Muharrem Meko: Ngadhenjim mbi “perdhunuesit e drejtesise”
Edhe gur po te ishte, do te pelciste, edhe dallge po te qe, do te thermohej; zemra e ç’do shqiptari qe ndoqi mbreme nga ekranet e TV-ve, emocionet qe shperthenin nga Salla e Pallatit te Kongresit, teksa, kjo e fundit farfurinte, ndriconte e sa s’pelciste, nen peshen e gezimit, te balerinave politike! Eh sa ka pare e degjuar ajo salle, qe nga dita, kur mbi pragun e mermerte te saj, vuri kemben e tij, komandanti yne legjendar, e deri me sot…(!)
….Festa e ceremoni kongresesh, mbledhje KQPPSH, denime pucistesh, fjalime e parada suksesesh …perkujtimore clirimesh, e deri edhe, perjashtimin e Cekes me shoke, etj etj… ! Mure..o mure, ç kini degjuar!
Ja qe fati na e solli, qe prej mikrofonave dhe ekranve te kesaj salle, te perjetojme edhe “clirimin” e dyte te Shqiperise – jo ate te identifikuar me Metalurgjikun…por kete te ngadhenjimit mbi ” perdhunuesit e drejtesise”! Fale heroizmit, prej spartanesh, qe edhe mbreme nuk munden te na e fshehin, teksa rokeshin e putheshin me njeri tjetrin, trokisnin gotat e s’permbaheshin, larg ndasive politike;….. ne si popull s’na mbete gje tjeter pervecse te brohorasim ,si Pepini, ne ujrat teritoriale; – fitoreeeeeee….shpetuaaam !
Pertej qellimit per te cilen qene thirur gjithe ky ziafet, madje edhe me deshmitare te huaj, pervcse entusiazmit te shtirur, tipik alla “punistçe “, ne traditen e asaj salle, kishte vertete dicka te perbashket, me nje feste “clirimi “…
Per ne te rinjte e kohes festave me “nje ngjyre”, kur na eshte dhene rasti te shkonim ne ate salle, per t na e bere sa me te plote tablon e luftes, pervec fjalimeve te “xhaxhi partizanit”, kishim shancin qe t’ na vinin ne ndihme edhe imazhe filmash, me pushtues te armatosur gjer ne dhembe, me tanke, topa e aeroplane, esses me kryqin e thyer e ballista me zhgabonja mbi bustine….nderkohe qe perfytyrimi per keta, te sotemit eshte shume me i thjesht ; – i kemi “bashkeqytetare e shpesh bashkeluftetare ” politike,… Jo te hiperbolizuar si heronjte tane te dikurshem qe hidheshin mbi tank, por qenie me dy kembe, me fytyra te pervuajtura e aq paqesore, hedhur kraheve nga nje pelerine te holle, ngjyre zeze – sic kane shpirtin; ndryshe te mbiquajturat, “Togat e zeza ” !
Gjume ne sy, s’kane vene shqiptaret e zes, teksa degjuan njeri pas tjetrit, pohimet epike te tyre, sidomos per bemat dhe triumfin e “politikes konsensuale “… Pas gjithe atyre fjalimeve, vecanrisht nga goja e atyre qe bllokuan gjithecka “per hir te konsensusit “, ç’do shqiptar tashme e ka te qarte, se qe nga e djeshme e tutje, kuptimi tipologjik i fjales “konsensus ” s’do te kete te beje aspak me ndjenjen e te renit dakord, per te menduar dicka njesoj, por vetem me drurin e mprehur nga SHBA e BE.
Kishte edhe dicka tjeter, jo pak te rendesishme,kjo feste…. e qe ne thelb flet per “orjentimin “gjeo-politk “, ku keta heronj e “ulen Nenen Shqiperi ;- ne vend te Ambasadorit Çuvahin, ne salle gjendej LU dhe Vllahutin…madje mbajten edhe fjalime prekese me kete rast, kuptohet jo me emra pushtuesish e “lista te zeza “, sepse ne ate sallle, tek tuk gjendet edhe ndonje i ardhur nga rradhet e vet “pushtuesve, por ama te mos harojme, se pikerisht tek keta damoret e mbremshemme, gjendeshin edhe tutore te tyre !
Sidomo, nga keta te fundit….
Ja pra, se c’legjimitet mbart kjo festa e mbremshme, aq sa s’teprohet nese ,keta 140 ligjevnesit e lavdifshem, do ta rendisnin per krah dites se Bajramit dhe Pashkeve, si nje nga festat tona me te dashura….
Ka miratuar vagona te tere me ligje parlament yne, ne keto 25 vjet, por jo si ky i mesnates se 21 korikut”; kete na i thane protagonistet mbreme, qe nga Pallati i Kongreseve !
Allem Bellum “( te pershendes o lufte ) )-tha Krishti, kur foli gjermanisht !
Ja pra, keta 140 heronj, burra e gra sokolesha, duhen pershendetur sepse menefund, keta munden te shprtallojne ne fushen e betejes,”uzurpatoret” me pelerina te zeza! Prandaj le te bejne sikur po festojne… ,perpara se te nisin refuzimet,permes gojes se “eksperteve”.. !* ish-kryetar i PS Korce (Shkruar per citynews.al)