Albspirit

Media/News/Publishing

“Muzat e Alpeve” mbledh shkrimtarët nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi

vuthajManifestimi letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2016” u çel mbrëmjen e djeshme në Vuthaj të Plavë-Gucisë, ku shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria u shfaqen me kumtesa për Gjon Buzukun, Esad Mekulin, si dhe pozitën e librit dhe të shkrimtarëve në shtetet e trekufirit.

Gjatë këtij aktiviteti u promovua libri “Sëmundja e barishteve të vendlindjes-Bolest trava zavicajnih”, i autorit boshnjak Safet Hadrovic-Verbiqki. Ndërsa, sot në Junik do të mbahet ceremonia qendrore ku do të jepet çmimi për Vepër Jetësore “Teura” do t’i ndahet shkrimtarit të mirënjohur malazez, Mirash Martinoviq. Laureat paraprak të Çmimit “Teuta” ishin Jevrem Berkovic, Dritero Agolli dhe Ramiz Kelmendi.

Manifestimi “Muzat e Alpeve 2016”, I cili për të katërtin vit me radhë organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, sivjet u mundësua nga Ministria e Diasporës në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me mbështetje edhe nga zyrat e kryetarëve të komunave: Pejë, Deçan dhe Junik.

Please follow and like us: