Albspirit

Media/News/Publishing

Opozita turke: Pas grushtit të shtetit qëndron Gyleni

 

Boll me gjuetinë e shtrigave kundër të pafajshmëve, pasi pas grushtit të dështuar të shtetit qëndron lëvizja e Gylenit, sepse akuzat kundër tij janë bazuar në fakte, deklaroi lideri i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, në një intervistë për të përditshmen më të shitur gjermane ”Bild”.

“Mendoj se akuzat kundër kësaj lëvizjeje janë bazuar në fakte”, këmbëngul Kiliçdaroglu.

”Ka fakte kokëforta, sipas të cilave pjesë të kësaj lëvizjeje janë të lidhura me forcat e armatosura që tentuan grushtin e shtetit… Turqia duhet të ecë përpara në mënyrë demokratike”, theksoi ai.

Kiliçdaroglu i përmbahet idesë se Erdogan nuk është kritikuar sa duhet në nivel ndërkombëtar për represionin e tij.

“Jo vetëm Merkel, por të gjitha institucionet e BE-së duhej të protestonin në mënyrë më të ashpër lidhur me metodat e tij antidemokratike”, përfundon Kiliçdaroglu.

Please follow and like us: