Pojana-Spiropalit: Më padit ku të duash, veç jo në Hagë se ata kanë nxjerrë Milosheviçin të pafajshëm!
Serish nje telefonate me solli ne vemendje nje person qe ne fakt po ben gjithçka qe te kete serish vemendje!
Une e mirekuptoj kedo, qe per nje arsye apo nje tjeter, ndihet si personazhi ne romanin e Agollit ‘Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo’, e mirekuptoj dhe me shume kur Zylo eshte nje shoqe!
Kur malin e Dajtit e ngjit me teleferik sigurisht eshte me lehte, me bukur dhe shume me emocionuese se sa ta zbresesh ne kembe. Prandaj, ju miq , mos me kerkoni ti them gjyshes te ngreje padi penale per dike qe ka shkruar kaq dobet!
Deri tani, ne jete gjerat i kam fituar me forcat e mia, malet e sakrificave kam zgjedhur ti kaloj ne kembe, mbeshtetur vetem mbi merita, dashte Zoti, kjo gje te mos ndryshoje kurre, do ndihesha shume keq per veten!
Nuk e di si mund te ndihet dikush qe gjerat ja kane shtruar me petale, ndoshta, nuk mundet as te me kuptoje dhe per kete, si ve dot faj!
Une s’dua te komentoj komentet e askujt, por familjes time si kane pelqyer kurre pergojimet, ndaj sjam i afte fatkeqesisht te te krahasoj me askend, as me ata te cilet me krahasove ti, pasi une, kur shoh ngjashmeri midis njerezve dhe ti ke shume me ata qe permende, zgjedh ti drejtohem gjithsecilit ne emer, ne respekt te personalitetit!
Elisa, une e mirepres cdo veprim tendin, nga Reforma ne Drejtesi per te cilen te kujtoj qe ne menyre konsensuale i duhen miratuar dhe 7 ligjet e funksionalitetit, kam frike vetem per diçka!
Dikur, ne femijeri, me shoket kam vjedhur disa kumbulla ne kopeshtin e xha Fadilit, moshen e kam pasur 10 vjec. Ligji thote se nuk mbaj pergjegjesi as per krim e as per kundravajtje penale, por asokohe u denova me nje kove uje nga nene Qanija, ka qene partizane ajo, patriote, nga ato qe te jep uje ne bisht te luges!
Me kaq dhe me te gjitha ato qe kam mesuar ne Fakultetin e Drejtesise, te drejten per studim ne te cilin e fitova bindshem, fale zotesive te mia, pa perkrahjen e asnje miku aq me teper te ndonje fondacioni, jam i gatshem te shkoj para cdo trupi gjykues!
Ne Tirane, Fier apo dhe Strasburg vetem ne Hage jo!
Atje kam frike , mora vesh qe kishin shpallur Milloshevicin te pafajshem dhe sjam i sigurt ne ja dal dot dhe une si ai!
Jam i bindur qe dhe ti je kaq disponibel para cdo trupe gjykuese!!!
Duke te te uruar pune te mbare ne konkursin e talenteve, dua te te drejtohem dhe si keshilletare e dale nga aleanca te cilen mbeshteta dhe per te cilen punova me mish e me shpirt une dhe mijera te rinje!
Ne Rrugen ‘Mujo Ulqinaku’ eshte nje pusete pa kapak, kalimtareve, atyre qe ne patriotizem i eshte kthyer cdo sakrifice per te permiresuar kete vend i eshte bere nje makth. Kur kalon me makine te tipit te fundit dhe sidomos kur nuk te dhimbset se se ke blere me para djerse as nuk e ve re fare, prandaj, te lutem bej dicka qe lidhet me punen tende, do te ta dija per nder!
Te uroj shendet e drejtesi!
Ps. Une jam i majte, ne nje parti dhe forum te majte, vlerat e social-demokracise i ndaj me kedo qe punon per to!