Albspirit

Media/News/Publishing

Rusët rifillojnë bisedimet për gazsjellësin “Rrjedha Turke”

Ministri rus i Energjisë, Alekasandr Novak njoftoi rifillimin e bisedimeve me Turqinë për projektin e ndërtimit të linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”.

 

Rusya Türk Akımı'nı yeniden görüşmeye hazır.jpg
türk akımı.jpg
Türk Akımı inşaat.jpg
Rusya Türk Akımı'nı yeniden görüşmeye hazır.jpg
türk akımı.jpg

Në një reportazh për televizionin rus “Rossiya 24” ministri Novak tha se Turqia kërkon të importojë me një linjë direkte nga Rusia 15,7 miliardë metra kub gaz natyror. “Me Turqinë kanë filluar përsëri bisedimet për ndërtimin e dy tubacioneve në kuadër të projektit për gazsjellësinRrjedha Turke. Me linjën e dytë planifikohet që gazi natyror të transferohet në zonën e Evropës Juglindore”,- u shpreh Novak. Punimet në projektin e “Rrjedhës Turke” nuk kishin bërë progres për arsye se Gazpromi nuk kishte reflektuar në kontratë uljen e çmimit me 10,25% që ishte arritur më herët me marrëveshje për gazin që kjo kompani i shet Turqisë.

Please follow and like us: