Albspirit

Media/News/Publishing

Sherri në parukeri, reagon Merita: E vërteta e zënies me klienten, s’do ketë ‘shi’ të më ndalojë në rrugën time

 

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale të një zënke me një klientë në sallon e një prej parukerive të njohura në kryeqytet, Merita Merja, kjo e fundit ka shpjeguar për ‘Gazeta Express’ të vërtetën duke thënë se gjithçka ishte e inskenuar për ti dëmtuar imazhin e një pune disa vjeçare në treg.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në ambientet e sallonit qëndrohet në Rrugën e Durrësit, në tiranë, ku sipas Meritës, pronares që zotëron sallonin, gjithçka nisi nga dy klientët të cilat mesa duket për të mos paguar shërbimin që iu ofrua, ngritën zërin dhe krijuan skena jo të hijshme për një femër në sallon dhe më pas të rrugë.

Ja reagimi i plotë i Merita Merjas

Une personalisht Merita Merja, pronare e parukeri estetike Merites ne rrugen e Durresit dua te sqaroj per te gjithe opinionin publik disa fakte te cilat jane keqperdorur nga njerezit qe skane patur idene e ndodhise se djeshme ne parukerine time.  Une kam qene duke bere pergatitje per nje udhetim pune per te bere nusen e radhes ne Maqedoni dhe nuk kam patur idene me te vogel te asaj cfare do te ndodhte brenda sallonit nga dy motrat. Dy vajzat ne fjale kane ardhur ne sallonin tim per te kerkuar nje sherbim ne lidhje me floket e tyre dhe ajo cfare vihej re ishte toni i zerit qe ato posedonin, mernin telefonata pafund dhe ajo cfare une kerkova me miresjelle ishte ulja e zerit pasi brenda ne sallon kishte dhe kliente te tjere.  Pervecese nuk ulnin volumin flisnin me nje arrogance dhe ne momentin qe kerkova pagesen e sherbimit qe u krye ndaj tyre u kthyen kundrejt meje me nje vulgaritet dhe agresivitet  qe nuk do te shlyenin asnjë pagese.  Me pas vijuan te bertisnin dhe te krijonin skena jo te kendshme.  Ishim ne ambientet jashtme te parukerise dhe me miresjellje u kerkova te futeshim brenda dhe te sqaronim keqkuptimet.  Nuk ndalonin kurrsesi vajzat dhe per disa minuta erdhi nje djale qe nuk e di se kush ishte dhe nuk di se cfare e kishin vajzat, i kerkova djalit ti  largonte ato se po shqetesonin klientet e tjera qe ndodheshin aty. Djali ne fjale e terhiqi vajzen zvarre dhe ato nuk paguan asgje per shërbimin por ajo cka ato benin ishte te bertisnin vazhdimisht.  Paralajmerova qe do lajmëroja policinë. Nuk po kuptohej as si nisi as pse u be. Nje gje ishte e qarte se e gjithe ajo skene ishte e improvizuar dhe po behej me qellim per shkaqe qe vetem ato mund ti dine. Une nuk kam dëmtuar flokët e asnjeres nga vajzat dhe kete gje mund ta vertetoje shume deshmirate qe kane qene prezent aty. Me vjen keq qe ka akoma njerez te ketij lloji te mbushur me vrer e smir  qe përpiqen te dëmtojnë njerez ne karriere te ngritur me mund dhe pune shume vjecare.  Dua te tregoj qe si këta njerëz te paskrupullt bene te pamunduren te dal nga “vetvetja” per të me demtuar mua dhe punën time te paster.  Nuk ka asgje te vertete ne deklarat e tyre. Me besoni, puna ime shume vjecare tregon vetem pergjegjshmeri, mirebesim, gadishmeri, kuptueshmeri dhe cilesi ndaj klientëve te mi.

Kam ngritur kete bisnes me pune dhe me koken lart do te vazhdoj te punoj, sepse nuk do kete “shi” te me ndaloje ne rrugen time.

Please follow and like us: