Albspirit

Media/News/Publishing

Shqetësim i madh qeveritar për seksin e qytetarëve

 

Qeveria ka nisur një studim të madh për jetën seksuale të qytetarëve të vet, pas raporteve se dashuri- bërja është në shuarje.

Ministri i Shëndetësisë, Gabriel Wikstrom, ka bërë të ditur se studimi i fundit gjithëpërfshirës i zakoneve të seksit në Suedi është bërë para 20 viteve, raporton AP. Që nga ajo kohë, thotë ai, raportet në gazetat tabloide kanë treguar për një rënie në aktivitetet seksuale. Në një opinion të publikuar në gazetën Dagens Nyheter të premten, ministri suedez Wikstrom, shkroi: “Është më rëndësi të hetohet nëse kjo është e vërtetë dhe nëse po cila është arsyeja”. Nëse stresi dhe problemet tjera shëndetësore janë duke pasur ndikim në jetën seksuale të suedezëve, thotë ai, atëherë ky është edhe problem politik.

Please follow and like us: