Strategjia e joshjes në verë: Femrat janë ato që zgjedhin prenë dhe vendosin lojën
Nëse femra shprehet e gatshme për të flirtuar dhe tërheq vëmendjen e mashkullit duke e provokuar atë, me burrat nuk ndodh kështu, të cilët nuk shprehin ndjenja entuziazmi.Në këtë rast mos qëndroni vetëm me një “viktimë”. Strategjia është të lëvizni, pasi sa më shumë të lëvizësh, aq më e madhe është mundësia të gjendet dikush që është i interesuar. Sigurisht, mos synoni më të bukurën e plazhit, se do ta keni shumë të vështirë dhe do të ndesheni me një konkurrencë të egër. Kërkimi është gjithnjë një fazë e vështirë, ndaj idealja është të zgjidheni. Synoni atë që ju ka dhënë një sinjal, edhe nëse nuk është gruaja juaj ideale. Por të dyja palët s’duhet të harrojnë se vetëm 5 për qind e flirteve në plazh kanë një përfundim. E rëndësishme është të argëtoheni, pasi jeta e vërtetë është në qytet dhe jo buzë detit.
Femrat janë ato që zgjedhin prenë dhe vendosin lojën
Burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme të afrimit dhe joshjes. Zakonisht është femra ajo që jep sinjalin e parë të nisjes së lojës, ajo që zgjedh prenë dhe që vendos se si do të zhvillohet loja. Fillimisht, ajo nis të shfaqë trupin e saj, merr poza që janë shumë natyrale, por të parezistueshme. Hedh shikime provokuese përreth, bën shëtitje buzë detit dhe lëviz me shumë sensualitet. Bën sikur nuk e ka mendjen, por “të përzgjedhurit” i hedh shikime të vazhdueshme. Përveç këtyre edhe gjeste të tjera si lëvizjet e kokës, ledhatimi i qafës apo shpatullave etj. Në këtë moment, “preja” bie viktimë menjëherë dhe përgjigjja e tij janë disa fjalë banale dhe pakuptim, që në rast se marrin përgjigje nga femra, do të thotë se loja vazhdon në një etapë të dytë. Pas kësaj nisin shkëmbimet e mesazheve, por që synojnë të nxisin tjetrin të shfaqin edhe më shumë qëllimet.