Albspirit

Media/News/Publishing

Tabaku: 1700 ha tokë në Karpen u shitën tek një kompani fantazmë

Opozita tha se 1700 hektarë tokë në Karpen të Kavajës po i jepen një kompanie fantazmë, ndërsa pasuritë e shqiptarëve fluturojnë sa në Londër dhe sa në Singapor.

Deputetja Jorida Tabaku, duke e cilësuar si aferën më të dyshimtë në tri vite, tha se sot askush nuk e di se kë bërë pronar të kësaj prone shefi i Rilindjes.

 Tabaku: Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty. Kjo kompania 100 paundëshe, sipas Edi Ramës do na investoka 5 miliardë dollarë në Karpen, aq sa gjysma e produktit të brendshëm bruto.

Ajo tha se kompania krejt pa pritur u shit në Singapor në parajsa fiskale. Deputetja e opozitës u shpreh se po merren pronat e 220 familjeve, të cilat nuk dinë se çfarë ndodhë me ta.

Tabaku: Si mundet një kryeministër të hedhë sa në një cep të botës në tjetrin 1700 hektarë të pasurisë kombëtare? Si mundet të flakë në rugë pronat e 220 familjeve që nuk e dinë se cdo të ndodhë nesër me ta?
Kush fshihet pas këtij projekti?
Cilat janë interesat personale të Edi Ramës?
Cili klient favorizohet nga këto afera?
Edi Rama duhet të bëjë urgjentisht transparencë e të japë llogari për këtë rast.

Në fund, ajo tha Partia Demokratike do të vendosë para ligjit autorët e do të vazhdojë të denoncojë këtë koncesion korruptim.

Please follow and like us: