Albspirit

Media/News/Publishing

Vendet më popullore për turizmin seksual

  1. Republika Dominikane: Shumë vende karaibeane po shohin një rritje në ndërmarrjen e seksit, sidomos femëror. Shteti nuk i ndalon ato kështu që më shumë se 60 mijë femra janë future në tregtinë e seksit. Turistë të shumtë nga SHBA dhe Europa vizitojnë Republikën Domenikane për vajzat e tyre.
  2. Tailanda: Që nga lufta e Vietnamit, ky vend aziatik ka fituar famë ndërkombëtare për ofertat e lira dhe të paimagjinueshme të seksit. Ata që vizitojnë Bangkok-un e dinë fare mirë se çfarë ndodh atje. Për shumë femra shitja e trupit është kthyer në një biznes fitimprurës.
  3. Kosta Rika: Kur bie fjala për perëndimin, ndërmarrja tregtare e seksit nuk ka lulëzuar në asnjë vend më shumë se në Kosta Rika. Ekspertët thonë se kohët e fundit, tregtia e seksit po përjeton një bum të madh, falë numrit të madh të qytetarëve amerikanë dhe kanadezë që udhëtojnë me pushime në Kosta Rika.
  4. Japonia: Shpesh shumë turistë kthehen në Japoni për të ushqyer zakonin e tyre. Shumica dalin të kënaqur me shërbimet e seksit që ofrohen atje. E njohur për geishat e bukura që kanë, Japonia ka femra që përdorin teknika 1000-vjeçare për të të kënaqur poshtë çarçafeve. Janë perfeksionistë në shumë fusha, por edhe në atë të seksit.
  5. Holanda: Asnjë vend tjetër anëtar i BE-së nuk është kaq i njohur për tregtinë e seksit në formë të hapur dhe të ligjshme. Red Light District është zona më e njohur në Amsterdam të Holandës që njihet për vitrinat e prostitutave, ku çdo turist mund të zgjedhë prostitutën që do sipas preferencave të tij.
  6. Filipinet: Edhe pse prostituimi është i jashtëligjshëm në Filipine dhe shpesh shoqërohet me ndëshkime, kjo nuk e ka ndaluar aspak tregtinë e seksit, sidomos kur vjen puna tek turistët. Prej kohësh ky lloj biznesi ka lulëzuar në këtë vend. Një numër i madh turistësh e vizitojnë vendin vetëm për t’i shijuar femrat.
  7. Kolumbi: Shumë nga vendet e listuara këtu janë të vendosura në një zonë gjeografike, por Kolumbia, e njohur për lordët e saj të mëdhenj të drogës, ndodhet në Amerikën e Jugut dhe është një tjetër pikë e nxehtë në tregtinë e seksit.
  8. Indonezia: Indonezia është një tjetër vend që përshin trafikimin e madh seksual. Edhe pse në vend prostitucioni dënohet si krim kundër moralit dhe mirësjelljes, statistikat për tregtinë e seksit në këtë vend janë tepër të larta.
  9. Spanja: Vende si Ibiza apo Madridi kanë qenë prej kohësh destinacionet më të përzgjedhura dhe të preferuara për ata që duan ta kalojnë mirë natën. Prostitucioni është legal në vend duke e bërë një nga destinacionet me tregti seksi më të madhe në Europë. Në Madrid Red Light District ndodhet në rrugë të zakonshme.
  10. Brazil: Brazili ka qenë vazhdimisht një vend që ka tërhequr turistët për femrat bombastike që ka. Plazhet e pacenuara dhe festivalet e shumta që bëhen atje, janë një arsye tjetër pse Brazili vizitohet, por tregtia e seksit është një nga arsyet kryesore.
Please follow and like us: