Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën se do të mbyllë akademitë ushtarake në vend dhe do të vendosë nën kontrollin e tij agjencitë e spiunazhit, si dhe shtabin e përgjithshëm ushtarak.
“Do të prezantojmë një projektiligj që nëse aprovohet do të bëjë që Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Shtabi Ushtarak të jenë nën kontrollin e presidencës”, tha Presidenti Erdognan për mediat në vend.
“Shkollat ushtarake do të mbyllen… ne do të vendosim një univeristet kombëtar për mbrojtjen”, tha ai më tej, ndërsa deklaroi gjithashtu se, edhe xhandarmëria do të zvogëlohet në numër, megjithatë do të ketë rritje të armatimeve.
Ai tha se propozimi në fjalë do t’i paraqitet parlamentit.
Për miratimin e këtij propozimi, Presidentit Erdogan i duhen dy e treta e parlamentit, si dhe mbështetja e partive opozitare.
Këto masa janë pjesë e një fushate të gjerë të ndërmarr nga qeveria turke, që prej tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 Korrik.
Autoritetet thonë se pas grushtit, ku humbën jetën të paktën 246 persona, qëndron Fetullah Gulen. Kleriku që jeton në SHBA vijon t’i mohojë këto akuza.