Ermonela Jaho shpreh mirënjohje të veçantë për Plaçido Domingon
Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për maestron Plaçido Domingo, pas vlerësimit që i ka patur gjithnjë për të.
Ajo ka theksuar se është duke iu referuar maestros se është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të terë të bëhesh human. “Faleminderit maestro per thjeshtesine dhe fjalet vleresuese ne konferencen e djeshme te shtypit, ato kane nje domethenie te madhe per mua sidomos kur shprehen nga nje legjende sic jeni ju. Eshte shume e rralle te gjesh nje perputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq te ndryshme… “Nuk eshte e lehte te behesh i madh, por merr nje jete te tere te behesh human!”..-shkruan Jaho në profilin e saj në Facebook.




Please follow and like us: