Hotel lundrues i mrekullueshëm në Paris

Një hotel lundrues i mrekullueshëm vetëm sa është hapur në lumin Siene në Paris. Hoteli quhet “OFF”, dhe ndodhet në bregun e majtë të lumit Siene. OFF është i bazuar në një zonë qendrore, i njohur me popullsi multi-kulturore dhe arkitekturë moderne. Hoteli është i pari i këtij lloji atje dhe menjëherë ka filluar të shndërrohet në pikë të nxehtë turistike. Me 54 dhoma dhe 4 suita që kushtojnë në mes të 133-375 euro për një natë, hoteli është shumë i lirë dhe mundësi e mirë për pushim në qytetin e dashurisë. Dizajni është më shumë i thjeshtë, por i dekoruar dhe i stolisur me ngjyra të cilat i përshtaten mjaft mirë reflektimit të diellit me ujin e lumit të famshëm.
Please follow and like us: