Albspirit

Media/News/Publishing

Irak, dy sulme në rajonin naftëmbajtës

Zyrtarët në Irak thonë se forcat militante kanë kryer dy sulme në objekte të energjisë në Irakun verior, duke vrarë të paktën 5 persona.

Të dy sulmet ndodhën në rajonet e kontrolluara nga kurdët, në provincën e Kirkukut.

Autoritetet thonë se në sulmin e parë, rreth 15 kilometra në veriperëndim të Kirkukut, persona të armatosur vranë me armë katër nga punonjësit e uzinës energjitike dhe vendosën eksplozivë përreth ndërtesës.

Në sulmin e dytë, që u krye në fushën naftëmbajtëse Bai Hassan, kryengritësit e veshur me jelekë vetëvrasës, vranë një inxhinier dhe plagosën të paktën 6 persona të tjerë. Pastaj ata krijuan një zjarr të madh. Të paktën tre prej autorëve të sulmit u vranë në mesin e kaosit. Nuk është e qartë në se ata aktivizuan jelekët e tyre, apo u vranë nga forcat irakiane të sigurisë.

Please follow and like us: