Maturantët, 442 programe studimi, përfshi edhe universitetet private
Maturantët duke filluar nga data 1 gusht do të zgjedhin 10 degë me të cilat do konkurojnë për në universitet, përfshirë edhe degët në privat nga 442 programe studimi.
Sipas udhezimit të Ministrisë së Arsimit, asnjë maturant nuk mund të vazhdojë një program studimi përveç atyre që ka zgjedhur. Kjo do të thotë se nëse një kandidatë zgjedh 10 degë në universitetet publike, atëherë nuk mund të vazhdojë dot studimet në një universitet privat.
“Kandidatët zgjedhin deri në 10 programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të publike dhe/ose jopublike. Portali i Matures Shteterore nuk do të pranojë aplikime nga kandidatet të cilet nuk plotesojnë kriterin e notës mesatare, minimum 6, si dhe kriteret specifike të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në udhëzimin e MAS.
Ndërkohë, këtë vit kandidatët fitues nuk do shpallen në bazë të renditjes së degëve. Fituesit do shpallen në disa degë dhe mund të regjistrohen në degën që dëshirojnë.
Po ashtu,kandidati që është shpallur fitues në më shume se një program studimi, lejohet të regjistrohet vetëm në njërin nga programet e studimit ku është fitues. Sekretaritë mësimore të IAL-ve do të pranojnë dokumentacionin për të giithë kandidatët fitues.