Një burrë në Tiranë denoncon 44-vjeçarin se i shfrytëzon gruan si prostitutë
Një burrë në Tiranë, ka denoncuar në polici se gruaja e tij është duke u shfrytëzuar si prostitutë me qëllime përfitimi.
A.N., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka kallëzuar te Seksioni për trafikun e paligjshëm në drejtorinë policore të Tiranës, shtetasin G.L., 44 vjeç edhe ai banues në Tiranë.
Sipas 43-vjeçarit, G.L., i shfrytëzon për prostitucion bashkëshorten e tij F.N, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.
Policia tha se e pranoi kallëzimin e 43-vjeçarit dhe dosjen me materialet e kaloi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për shtetasin G.L, 44 vjeç, po hetohet bazuar te neni 114/a/4 i Kodit Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”, “me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia fizike ose mendore e personit”.