Papa flet para qindra mijëra njerëzve në Krakov
Papa Françesku foli të dielën para qindra mijëra njerëzve në Krakov, në ditën e fundi të vizitës së tij në Poloni.
Ai i tha besimtarëve “të besojnë tek një sjellje e re e njerëzishme”, që nuk njeh kufij, apo bllokada dhe dënon urrejtjen për njëri tjetrin.
Papa dënoi “valën shkatërrimtare të terrorizmit” dhe luftrat në mbarë botën.
Mitingu në Krakov u organizua nga anëtarët e Ditës Botërore të Rinisë për vitin 2016, një ngjarje botërore e besimtarëve katolikë, që i dedikohet besimit dhe rinisë.
Papa i tha të pranishmëve se takimi i ardhshëm i Ditës Botëtore të Rinisë do të jetë në Panama, në vitin 2019.
Please follow and like us: