Albspirit

Media/News/Publishing

Pas reformës në drejtësi, Soros drejt kapjes së reformës zgjedhore

Reforma në sistemin zgjedhor pritet që të ketë fatin e asaj në drejtësi, pasi Soros do tentojë të bëhet pjesë e saj. Dihet se reforma në sistemin e drejtësisë u financua prej tij dhe pati një ndikim të madh, por duket se planet për të ndërhyrë në reformën zgjedhore kanë qenë të hershme. Në një draft-strategji të siguruar nga gazeta Sot, tregohen planet që ka pasur dhe vijon të ketë  George Soros për Shqipërinë deri në vitin 2017, përfshirë këtu reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Sa i takon reformës zgjedhore, aty thuhet se zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur gjithmonë probleme dhe duhet të ndërhyhet.

“Megjithë fitoren bindëse të koalicionit socialist zgjedhjet mbeten ende problematike. Verdikti ishte i qartë për procesi nuk ishte i pastër. Fushata elektorale kishte thyerje të rregullave nga Komisioni Zgjedhor, keqpërdorim të burimeve qeveritare, presion ndaj administratës publike dhe manipulime. Ankimimet e parregullsive ishin të shumta. Diferencat mes votave sollën në fitues të qartë, por kjo nuk solli ndryshim të sjelljes nga aktorët politikë. Standardet e zgjedhjeve mbeten një çështje serioze që duhet të trajtohet vazhdimisht. Dy nga partnerët e fondacionit do të punojnë për këtë”, thuhet aty.

Në strategji përmenden disa institucione, në varësi të Soros, si Koalicioni i Brendshëm i Observimit dhe Koalicioni i Zgjedhjeve të Lira, Dhoma Zgjedhore e Situatave. Nga ana tjetër nga një kërkim i thjeshtë në faqen e fondacionit, del se ka pasur dhe rekomandime konkrete për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ashtu siç ndodhi me reformën në drejtësi, edhe këtë herë Soros ka dhënë rekomandime se ku duhet të ndërhyhet dhe duhet të konsistojë reforma. Nga ana tjetër, plani ka qenë për të ndjekur shembullin e Afrikës së Jugut, teksa është synuar lobim te OSBE dhe marrja në dorë e zgjedhjeve në 2017. “Deri në kohën e zgjedhjeve kombëtare të 2017 fondacioni parashikon se Dhoma Zgjedhore do të jetë kthyer në një forcë të besueshme që do të influencojë organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve, si dhe mënyrën e raportimit të OSCE dhe organizatave të tjera ndërkombëtare mbi zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet aty.

Please follow and like us: