QSUT, vdes edhe një tjetër i dënuar që vuan dënimin në burgjet e Tiranës
Edhe një tjetër i dënuar që vuante dënimin në burgjet e Tiranës ka ndërruar jetë.
Xh.B, vjeç 61, banues në Tiranë, gjeti vdekjen dje në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, në spitalin e Burgut, bënë të ditur për noa.al, burime zyrtare policore.
Komisariati i Policisë Nr. 4 tha se i dënuari që ndërroi jetë ishte i dënuar, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ai ishte prekur nga sëmundje e rëndë dhe ajo i mori jetën në spital.
Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: